Lajme

Nëse dje do të kishte vrojtues, 18-vjeçari do ishte gjallë, thotë instruktori

Një profesion i ri, por jashtëzakonisht i nevojshëm në mënyrë që e gjithë vija bregdetare të jetë e mbuluar nga vrojtuesit. Ishte kjo deklarata e Robert Neçajt, zv. president i Federatës Shqiptare ‘Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë’.

Ai komentoi ngjarjen ku një 18-vjeçar humbi jetën teksa shpëtoi vëllain dhe shokun e tij nga mbytja dhe siguroi se nëse ai apo një nga kolegët e tij vrojtues do të ishte në vendngjarje, Anri Kashiku do të ishte gjallë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas tij kulla vrojtimi ka në çdo plazh, por ato janë të panevojshme nëse nuk kanë vrojtues. Neçaj u shpreh se ky është rezultat i moszbatimit të ligjeve.

“Në rastet kur plazhet hapen pa vrojtues është përgjegjsi e drejtpërdrejtë e instancave përkatëse të shtetit,” – u shpreh ai, duke cilësuar ministrinë e Turizmit dhe bashkitë përkatëse.

Edhe kontrollet instruktori i cilësoi si të padobishme për aq kohë sa ministria e di sa plazhe ka hapur pa vrojtues.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Neçaj u shpreh se rreziku nga deti është i përditshëm dhe njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për këto rreziqe, ndaj janë edhe më të ekspozuar.

“Theksoj, vrojtuesi është personi kompetent që të thotë ‘futu ose mos u fut në det’, edhe në rastet kur futesh të shpjegon si të futesh, pra mund të futesh me prindin, me pajisje mbrojtëse,” – nënvizoi instruktori./Euronews albania

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *