Karl-Peter Schwarz: Nuk është ide e mirë të pranohet Serbia në BE
Nga Karl-Peter Schwarz
Procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor po tronditet. Por procedurat burokratike të BE-së nuk janë arsyeja e vetme.
Olaf Scholz, kancelari gjerman dhe Alexander Schallenberg, ministër i jashtëm austriak, pajtohen me shumë politikanë të tjerë evropianë se tashti është momenti i fundit për të integruar shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE. Ata janë një “pjesë e pandryshueshme e familjes evropiane” (Schallenberg), dhe çdo vonesë e mëtejshme e bën “Ballkanin Perëndimor të prekshëm dhe të hapur ndaj ndikimit të palëve të treta” (Scholz).
Me dhënien e statusit kandidat Ukrainës në samitin e BE-së, debati mbi pranimin e vendeve të Evropës Juglindore është rritur sërish. Në fund të fundit, kanë kaluar më shumë se 19 vjet që kur samiti i BE-së në Selanik adoptoi perspektivën e një të ardhmeje në Bashkimin Evropian. Por ndërsa Ukraina dhe Moldavia po futen në BE në një proces politik të shpejtë nën efektin e agresionit ushtarak rus, integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor po vonohet për arsye burokratike.
Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Nuk është rasti që vende si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të cilat kanë kohë që i “kanë përmbushur të gjitha kërkesat që u ka bërë Europa” dhe që “reformuan sundimin e ligjit dhe gjyqësorin”, siç ka pohuar Andreas Schieder në një koment për këtë gazetë. Fakti që kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate austriake në Parlamentin Europian përmendi vetëm këto dy nga gjashtë vendet e Ballkanit që dëshirojnë të anëtarësohen, ndoshta mund të lidhet me faktin se ato qeverisen nga socialistët: Maqedonia e Veriut nga Dimitar Kovaçevski, Shqipëria nga Edi Rama.
Por portali i lajmeve “Euroactiv” doli në një përfundim më pak lajkatar: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia nuk kishin bërë asnjë përparim të rëndësishëm në frenimin e korrupsionit dhe zbatimin e standardeve evropiane në katër vitet e fundit. Nuk është çështja se sa shpejt do të përmbushen “acquis communautaires” siç quhen rregullat e BE-së, por nëse do të jetë e mundur të thyhen strukturat ilegale paralele, të kapërcehet ekonomia informale dhe krimi, dhe të forcohen institucionet kushtetuese.
Serbia është rasti më i keq. Që prej ardhjes së Aleksandar Vuçiqit në pushtet, situata me mediat e pavarura, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar edhe më shumë. Jo vetëm që Serbia po refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila po përpiqet të anëtarësohet edhe në BE, por është gjithashtu i vetmi shtet brenda sferës së ndikimit të BE-së dhe, përveç Bjellorusisë, dhe i vetmi në Evropë që mbështet regjimin e Putinit. Politikani opozitar i PD konservative Genc Pollo dyshon se kritika e justifikuar e vetos nacionaliste të Bullgarisë kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut synon të spostojë vëmendjen nga ky qendrim i Serbisë, që është vërtet “elefanti në paradhomën” e BE-së.
Sllavizmi e feja nuk mjafton për të shpjeguar miqësinë serbo-ruse. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, elitat qeverisëse ruse dhe serbe e zëvendësuan ideologjinë komuniste me atë nacionaliste. Ata janë autoritarë brenda vendit dhe agresivë me jashtë. Ideja e Putinit për “botën ruse” është e lidhur ngushtë me idenë e Serbisë së Madhe. Serbia është kudo ku jetojnë apo varrosen serbët, ishte motoja serbe në luftën civile jugosllave. Ashtu si nacionalizmi serb shkaktoi masakrën e Srebrenicës, nacionalizmi rus çoi në masakrën e Buças. Lufta që nisi Millosheviqi mori 150,000 jetë. Si serbët ashtu edhe rusët ndihen të poshtëruar nga Perëndimi, ata e shohin SHBA-në si armikun e tyre kryesor dhe e përçmojnë BE-në.
Millosheviqi dështoi. Ndërsa Vuçiç po ndjek planin që Serbia të hajë bukën e BE-së pa hequr dorë nga aleanca de facto me Rusinë. Nuk do të ishte një ide e mirë nëse BE-ja do ta lejonte një gjë të tillë.
*Karl-Peter Schwarz/ Botuar në të përditshmen austriake Die Presse
Es ist keine gute Idee, Serbien in die EU aufzunehmen
Der Beitrittsprozess der Westbalkan-Staaten stockt. Aber das liegt nicht nur am bürokratischen Verfahren der EU.
Olaf Scholz, deutscher Kanzler, und Alexander Schallenberg, österreichischer Außenminister, meinen unisono mit vielen anderen europäischen Politikern, es sei höchste Zeit, die Westbalkan-Staaten in die EU zu integrieren. Sie seien ein „unverrückbarer Teil der europäischen Familie“ (Schallenberg), und jede weitere Verzögerung mache „den Westbalkan verwundbar und offen für den Einfluss Dritter“ (Scholz).
Seit der EU-Gipfel der Ukraine den Status eines Beitrittskandidaten verlieh, hat die Debatte über die Aufnahme der südosteuropäischen Staaten wieder Fahrt aufgenommen. Es ist immerhin mehr als 19 Jahre her, dass ihnen der EU-Gipfel von Thessaloniki eine Zukunft in der Europäischen Union in Aussicht stellte. Aber während die Ukraine und Moldawien unter dem Eindruck der kriegerischen russischen Expansion in einem politischen Schnellverfahren an die EU herangeführt werden, wird die Integration der Westbalkanstaaten bürokratisch verzögert.
Das ist allerdings nur ein Teil der Wahrheit. Es ist nämlich nicht so, dass Länder wie Nordmazedonien und Albanien längst „alle Forderungen, die Europa an sie gestellt hat, erfüllt“ sowie „den Rechtsstaat und die Justiz reformiert“ haben, wie Andreas Schieder in einem Gastkommentar für diese Zeitung behauptete. Dass der SPÖ-Delegationsleiter im EU-Parlament unter den sechs beitrittswilligen Balkanstaaten nur diese zwei erwähnte, könnte vielleicht damit zusammenhängen, dass sie von Sozialisten regiert werden: Nordmazedonien von Dimitar Kovačevski, Albanien von Edi Rama.
Das Nachrichtenportal „Euroactiv“ kam zu einem weniger schmeichelhaften Ergebnis: Albanien, Nordmazedonien, Montenegro und Serbien hätten in den vergangenen vier Jahren keine nennenswerten Fortschritte bei der Eindämmung der Korruption und der Durchsetzung europäischer Standards erzielt. Es geht nicht darum, wie rasch der Acquis Communautaire der EU abgearbeitet wird, sondern ob es gelingt, die illegalen Parallelstrukturen zu zerschlagen, Schattenwirtschaft und Kriminalität zu überwinden und die rechtsstaatlichen Institutionen zu stärken.
Am schlimmsten steht es um Serbien. Seit Aleksandar Vučić an der Macht ist, haben sich die Verhältnisse auf den Gebieten Medienvielfalt, Korruption und Menschenrechte sogar noch verschlechtert. Serbien weigert sich nicht nur, die Unabhängigkeit des Kosovo anzuerkennen, das sich ebenfalls um den Beitritt zur EU bemüht. Es ist der einzige Staat im Einflussbereich der EU und, abgesehen von Belarus, der Einzige in Europa, der das Putin-Regime unterstützt. Der albanische Konservative Genc Pollo vermutet, dass die berechtigte Kritik am nationalistischen Veto Bulgariens gegen die Aufnahme von Beitrittsverhandlungen mit Nordmazedonien nicht zuletzt von Serbien ablenken soll, dem Elefanten im Warteraum der EU.
Slawentum und Orthodoxie reichen nicht aus, um die serbisch-russische Freundschaft zu erklären. Nach dem Zusammenbruch der Sowjetunion und Jugoslawiens haben die herrschenden Eliten der Russen und der Serben die kommunistische Ideologie durch eine nationalistische ersetzt. Sie agieren nach innen autoritär, nach außen aggressiv. Putins Idee der „russischen Welt“ ist der großserbischen Idee eng verwandt. Serbien ist, wo immer Serben leben oder begraben wurden, lautet das serbische Motto im jugoslawischen Bürgerkrieg. So wie der serbische Nationalismus das Massaker in Srebrenica verursachte, führte der russische zum Massaker in Butscha. Der Krieg, den Milošević entfesselte, hat 150.000 Opfer gefordert. Serben wie Russen fühlen sich vom Westen gedemütigt, sehen in den USA ihren Hauptfeind und verachten die EU.
Milošević ist gescheitert. Vučić verfolgt den Plan, Serbien von der EU alimentieren zu lassen, ohne das defacto Bündnis mit Russland aufzugeben. Es wäre keine gute Idee, wollte ihm die EU das gestatten.
Karl-Peter Schwarz
Rruga Press