ArgumentKryesore

Bojkoti i opozitës po sfidon shumicën parlamentare dhe rrezikon funksionimin e demokracisë

Shkruan Donik Sallova

Në zgjedhje garohet për të fituar shumicën, jo për të fituar kuorumin. Kuorumi është formalitet i procedurës që nuk mund të instrumentalizohet kundër shumicës. Kuorumi lidhet me prezencën, jo me vullnetin politik. Votuesit i kanë përcaktuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në që të jenë pakicë parlamentare, por nuk i ka zgjedhur ata që të mungojnë e të bojkotojnë detyrën e tyre prej pakice.

Vota e tyre kundër është funksioni i tyre i nënkuptuar politik si pakicë parlamentare. Bojkoti është instrument për prishjen e demokracisë, kur zgjedhjet kanë prodhuar shumicë të pastër parlamentare. E drejta kushtetuese i garanton atij që ka fituar zgjedhjet dhe ka shumicën parlamentare për të zgjedhur presidentin. Opozita dëshiron ta pengojë këtë të drejtë kushtetuese e legjitime. Kompromiset për presidentin janë bërë kur në të kaluarën asnjë parti s’ka pasur shumicë parlamentare për ta zgjedhur as qeverinë. Sot ka qeveri sepse ka shumicë.

Lexo më shumë  Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Shumica i ka votat për të zgjedhur edhe presidentin, por opozita do ta pengojë përmes bojkotit. Pavarësisht kësaj, kompromisi u ofrua: president konsensual; bashkëqeverisje në ekzekutiv; kryetari i kuvendit. Të gjitha alternativat u refuzuan, sepse opozita ka probleme me popullin dhe jo me Albin Kurtin. Opozita e do Albin Kurtin në pozicion më të dobët negociues, prandaj mendon se duke e kthyer tek populli do ta dobësojnë. Por, populli e mendoi të kundërtën, nga 42% në shkurt 2025 e vendosi në 51% në dhjetor.

Lexo më shumë  Opozita do zgjedhje, që të mbërrijë diçka më shumë se rezultati i 28 dhjetorit. Ta shohim në qershor nëse votuesi do t'i mbështesë për bllokadën e re apo do t'i ndëshkojë

Me këtë mendësi prej regjimi, partitë opozitare po e çojnë demokracinë kosovare drejt ekstremit, duke nxitur rezultate që janë anomali për sistemet zgjedhore proporcionale. Nëse edhe kësaj radhe opozita i bëhet pengesë vullnetit të popullit, zgjedhjet e ardhshme do të bëhen për kuorumin, sepse shumica nuk mjafton. Vetëm në Kosovë një pakicë politike e çon shoqërinë kah mbështetja plebishitare për pushtetin!

Rruga Press

YouTube player