Art & Kulturë

I fshehur për 137 vite. Rrezet X zbulojnë autoportretin e Van Gogut, brenda një tjetër vepre arti të piktorit

Një autoportret i panjohur më parë i Vincent van Gogh është zbuluar në një tjetër vepër arti të piktorit të famshëm, me anë të rrezeve X.

Autoportreti u shfaq në pjesën e pasme të kanavacës.

Kjo vepër e artit tregon një burrë me mjekër, me një kapele dhe me një shami të lidhur lirshëm, i ngjashëm me  autoportretin e piktorit  ‘Kapele Gri’, të përfunduar në 1888.

Veshi i tij i majtë të cilin ai e preu në 1988 është qartë i dukshëm.

Ky autoportret i piktorit besohet se qëndronte i fshehur për më shumë se një shekull dhe u zbulua në veprën e piktorit ‘Koka e një gruaje fshatare (1885) dhe u gjet në anën e pasme të kanavacës, i fshehu nga shtresa e kartonit.

Van Gogh ishte i njohur për ripërdorimin e kanavacës për të kursyer para.

Gjetja e jashtëzakonshme nga Galeritë Kombëtare të Skocisë besohet të jetë e para për një institucion në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizitorët e ekspozitës së ardhshme ‘Një Shije për Impresionizmin’ në Akademinë Mbretërore Skoceze, Edinburg, do të jenë në gjendje ta shohin skicën si një imazh me rreze X përmes një kuti dritë të krijuar posaçërisht.

Zbulimi është përshkruar si “rrëqethës” nga profesorja Frances Fowle, kurator i lartë i artit francez në Galerinë Kombëtare të Skocisë.

Ajo kishte qenë në radhë jashtë një dyqani peshku kur mori një mesazh nga kolegu i saj që i tregonte lajmin e jashtëzakonshëm.

Ajo tha: “Momente si ky janë tepër të rralla. Kemi zbuluar një vepër të panjohur të Vincent van Gogh, një prej artistëve më të rëndësishëm dhe më të njohur në botë. Çfarë dhuratë e pabesueshme për Skocinë dhe një dhuratë që do të jetë përgjithmonë në kujdesin e Galerive Kombëtare”.

Piktura pas së cilës fshihej skica ‘Koka e një gruaje fshatare’ van Gohg (1885). 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *