Bota

Rusia i fryn zjarrit të luftës bërthamore, 3 kërcënime brenda ditës ndaj SHBA-së dhe NATO-s

Rusia ju është rikthyer kërcënimeve me luftë bërthamore. Pas vështirësive që po has në Ukrainë, Moska e ka drejtuar gishtin drejt SHBA dhe aleatëve të saj, duke i fryrë zjarrit të konfliktit bërthamor.

Ditën e sotme ka pasur 3 kërcënime se po shkohet drejt një konflikti nuklear. Fillimisht ishte zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në prag të një konflikti të hapur ushtarak me Moskën, i cili do të ishte i mbushur me tensione bërthamore.

Ajo tha se pas provokimit të një krize në Ukrainë dhe konfrontimit me Rusinë, Uashingtoni po provokon një luftë bërthamore.

Pas provokimit të një përshkallëzimi të krizës ukrainase dhe lejimit të një konfrontimi të dhunshëm me Rusinë, Uashingtoni dhe aleatët e tij po kalojnë rrezikshëm në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me vendin tonë, që do të thotë një konflikt i armatosur i drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore. Është e qartë, një konfrontim i tillë do të ishte i mbushur me përshkallëzim bërthamor”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Një kërcënim erdhi më pas nga drejtori i Agjencisë Hapësinore “Roscosmos”. Ai ka deklaruar nëpërmjet një postimin në Telegram, se Rusia po përgatitet për të prodhuar në seri raketën bërthamore “Sarmat”.

Ai ka publikuar edhe një foto me një raketë bërthamore Sarmat në sfond, e shtrirë mbi një platformë hekurudhore.

Sarmat, raketa bërthamore më e fuqishme në botë me rreze globale po përgatitet për teste të reja dhe prodhim serial”, ka shkruar Rogozin.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ai që i vuri kapak ishte presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Ai tha se nëse Perëndimi vijon me politikat aktuale ndaj Rusisë, një luftë bërthamore është në prag. Udhëheqësi bjellorus vuri në dukje se ngjarjet që po shpalosen në ditët e sotme rreth Bjellorusisë dhe Rusisë kërkojnë vëmendje dhe shqyrtim ekstrem.

Fatkeqësisht, kjo politikë perëndimore po e afron botën më pranë humnerës së një lufte të madhe ku, siç e dini, nuk do të ketë më fitues”, theksoi Lukashenko.

Që kur nisi lufta në Ukrainë, Moska ka paralajmëruar disa herë me armë bërthamore dhe sipas mediave ndërkombëtare, nëse vërtet ndodh kjo, atëherë botën e pret një situatë e errët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *