Bota

NASA jep lajmin, teleskopi James Webb zbulon planetin me ujë

Agjencia e hapësirës, NASA, ka nisur me publikimin e fotografive mahnitëse, të papara deri tani, të një grupi galaktikash që sjell pamjen më të detajuar të universit ndonjëherë.

Fotografitë e reja do të shfaqin detaje të kozmosit deri në agimin e universit të njohur. Konsiderohet se po sjell epokë revolucionare në zbulimet astronomike.

NASA publikoi më herët fotografinë më të qartë të galaktikave që datojnë mbi 13 miliardë vjet më parë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Gjithçka u realizua nga teleskopi “James Webb”.

Fotografia e re identifikon avujt e ujit në planetin gjigant

Përmes teleskopit “James Webb” është publikuar një spektër i marrë nga atmosfera e WASP-96b, një planet gjigant përtej sistemit tonë solar, rreth 1150 vite drite larg Tokës.

WASP-96b është sikurse Jupiteri.

Dhe “Webb” ka identifikuar molekulat në atmosferën e saj.

Aty shihen avuj të ujit. WASP-96b nuk është planeti i duhur për jetë: është shumë afër yllit kryesor të tij dhe ka shumë nxehtësi.

Por “Webb” është duke shikuar për planetë të tjera që kanë atmosferë të ngjashme si Toka.

Shfaqet “Unaza Jugore”

“Unaza Jugore” është një sferë gjigante gazi dhe pluhuri e ndriçuar nga një yll në qendër, i cili është duke “vdekur”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Teksa yjet “plaken”, ato ndryshojnë nga mënyra se si bëjnë energji dhe largojnë shtresat e jashtme.

Dhe më pas, kur ylli bëhet prapë i nxehtë, i jep energji të gjithë materialit të hedhur më parë.

“Southern Ring” është gati gjysmë viti dritë në diametër dhe ndodhet rreth dymijë vite dritë larg Tokës

Kjo lloje strukture quhet “mjegullnajë planetare”, por s’ka të bëjë asgjë me planetët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *