Lajme

Makabritet/ Veliaj tallet me vdekjen e gazetarit: Hidhu edhe nga ballkoni, siç po ndodh me këta…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak duke ironizuar edhe vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Në fjalën e tij të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se do të bënte nënshkrimin e një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës. E pikërisht në këtë moment lëshoi edhe “komentin” për gazetarin e ndjerë që vendosi t’i jepte fund jetës.

“Ua them këtë, për gjobaxhinjtë, se Tirana do të rritet. S’mund të themi duam turistë, por nuk kemi hotele, apo dua arsim profesional, por s’kam vende pune. Do hotele? Do i ndërtosh. Do arsim profesional? Do i gjesh vendin ku do të punojnë se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Ne te kjo çështja e gjobave (të portaleve sh.r) nuk pyesim. Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve. Te ne funksionon: Më pyet, të përgjigjem, por me gjoba jo. Ua them këtë që të dini se çfarë vjen, nga tani deri në zgjedhje do të keni vetëm gjoba,”- tha Veliaj.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Myftaraj vendosi që t’i japë fund jetës së tij një javë më parë, pasi kishte marrë vesh se vuante nga një sëmundje e rëndë. Në gjendje të rëndë psikologjike, ai vendosi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte./Dosja.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *