Bota

SPD e Gjermanisë me strategji të re për lindjen: Siguri në Evropë vetëm kundër Rusisë, jo me Rusinë

Sulmi rus kundër Ukrainës ka bërë që socialdemokratët gjermanë të reflektojnë mbi një koncept të ri për politikën e sigurisë. Politikani i SPD për çështjet e jashtme, Michael Roth prezanton pikat kryesore të saj.

Kryetari i Komisionit Parlamentar në Bundestag, Michael Roth, angazhohet për një politikë të re për lindjen të Gjermanisë. “Siguri në Evropë mund të ketë tani vetëm kundër Rusisë, dhe jo me Rusinë”, ka shkruar politikani i SPD-së i ftuar për një artikull për gazetën “Welt am Sonnstag”. Një arkitekturë e re e sigurisë europiane duhet të bazohet në kërcënimin ushtarak dhe në një izolim politik dhe ekonomik të Rusisë. “Me vështrim drejt Rusisë kemi nevojë për më shumë realizëm në vend të mendimit naiv të dëshiruar.” Putin ka bërë nga ky vend një fuqi imperialiste.

Roth iu referua gabimeve të pamohueshme të SPD-së në të shkuarën. “SPD është më të drejtë krenare për politikën e lindjes së Willy Brandtit të viteve 70-të”, shkruan Roth. “Megjithë meritat historike para ndryshimeve themelore tani në botë nuk duhet të fshihemi pas Willy Brandt.”

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE
Scholzi ishte kancelari socialdemokrat që bëri kthesën epokale pas luftës në Ukrainë. Bundeswehri mori fond prej 100 miliardë eurosh për armatimin.

Arkitektura e re sigurisë e bazuar në kërcënimin ushtarak

Për një kthesë në politikën e lindjes nuk është e nevojshme të “dorëzohen vijat kryesore tradicionale socialdemokrate”, është i mendimit politikani socialdemokrat. “Misioni i Brandt për paqe dhe çtensionim ishte i suksesshëm, sepse ai mbështetej tek forca ushtarake e kërcënimit bërthamor.” Roth kërkon përfshirjen më të madhe të fqinjëve lindorë në politikën për Rusinë. “Në të ardhmen nuk duhet të ketë më një rrugë të veçuar gjermane me Rusinë, që shkon në disfavor të partnerëve tanë europianolindorë dhe qendrorë.”

“Gjermania duhet të ketë pretendimin e një fuqie udhëheqëse”, për Klingbeil.

Që në maj kreu i SPD, Lars Klingbeil kishte bërë të ditur orientimin e ri të partisë së tij në politikën e lindjes. “Kemi qenë shumë të përqëndruar tek Rusia”, tha Klingbeil. “Në të ardhmen duhet të bashkëpunojmë më shumë me shtetet europianolindore. Fjalia në programin bazë të SPD, se siguri në Europë ka vetëm me Rusinë, nuk qëndron më pas luftës në Ukrainë. Komisioni i brendshëm i SPD-së për politikën ndërkombëtare do të zhvillojë në të ardhmen parimet bazë të politikës socialdemokrate të sigurisë dhe të jashtme. “Këtu bën pjesë edhe vështrimi kritik”, ka thënë Klingbeil. Janë bërë gabime, që nuk kanë të bëjnë vetëm me SPD. “16 vjet ka qenë Angela Merkel në zyrën e kancelares.”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Klingbeil: Gjermania duhet të paraqitet si fuqi udhëheqëse

Klingbeil në një fjalim parimor për politikën e jashtme më 21 qershor pretendon për Gjermaninë një rol të ri parësor. “Gjermania duhet të ketë pretendimin e një fuqie udhëheqëse”, ka thënë Klingbeil, gjë që nuk nënkupton të paraqitesh me arrogancë. Ky rol do të kërkojë nga Gjermania vendime të forta financiare dhe politike. Gjermania si fuqi udhëheqëse duhet të çojë përpara sovranitetin e Europës. “Jam i mendimit se na duhet një debat tërësisht tjetër për politikën e sigurisë në Gjermani. Patjetër që Bundeswehri duhet të përfshihet në debatet për paqen dhe sigurinë. “Jo fjalët për luftën çojnë në luftë, por mbyllja e syve para realitetit çon në luftë.” Klingbeil refuzoi qëndrimet pacifiste duke kujtuar sulmin rus ndaj Ukrainës.”/DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *