Bota

Derusifikim intensiv në Ukrainë/ “Është gjuha e pushtuesit”

Teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën, Kievi avancon në atë që e quan ‘çrusifikim’ i vendit. Jo vetëm që po shemben monumentet ruse dhe tabelat e rrugëve, por gjuha ruse është gjithnjë e më e papranueshme.

“Kur filloi pushtimi rus në shkallë të plotë në Ukrainë, kuptova se nuk mund të flas më rusisht,” tha banorja e Kievit, Natalia Lashchonova për CGTN. “Vendosa të kaloj në gjuhën ukrainase”.

Kontabilistja 56-vjeçare është një nga rusishtfolësit e shumtë në Ukrainë, të cilët janë të vendosur të ndryshojnë plotësisht mënyrën se si flasin.

“Ishte e vështirë të filloja të flisja në gjuhën ukrainase, sepse nuk e kam studiuar kurrë më parë”, shtoi Lashchonova. Në vend që të thotë ‘Privetstvuju’, ajo tani i përshëndet njerëzit me ‘Vitayu’.

Lexo më shumë  Britania dëbon atasheun rus: Është spiun i Moskës

Që nga shkurti, numri i kurseve të gjuhës ukrainase është rritur me shpejtësi. Vullnetarët po ndihmojnë rusishtfolësit e vendit që të kalojnë në gjuhën ukrainase, pa pagesë.

“Në total ka mijëra nga këta kurse në të gjithë vendin,” thotë Sofia Denysiuk, themeluese e ‘Jedyni’ – një nga ofruesit më të mëdhenj të kurseve të gjuhës ukrainase.

Por agresioni i Moskës nuk ka çuar vetëm në një tranzicion gjuhësor. Gjithnjë e më shumë vende në Ukrainë i ndalojnë vizitorët të flasin rusisht. Një prej tyre është qendra kulturore ‘Ukrainskyj prostir Inteligentsiia’ e cila thotë se është e derusifikuar.

Lexo më shumë  Dodiku e thot haptazi: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

“Ky është rregulli i vetëm i këtij vendi: të mos flasësh gjuhën ruse,” tha menaxheri Dmytro Medzhul për CGTN. Sepse rusishtja është gjuha e pushtuesve dhe agresorëve”.

Ashtu si shumë qytete të tjera të Ukrainës, Kievi ka ndryshuar qindra emra rrugësh që u vendosën gjatë epokës sovjetike. Për më tepër, 60 monumente ruse dhe pllaka përkujtimore janë vendosur të prishen.

Së fundmi, Ukraina ndaloi muzikën me zë të lartë ruse në vende publike si autobusët.

Disa nga këto ndalime një ditë mund të revokohen, por ajo që sigurisht do të mbetet është përdorimi i shtuar i gjuhës ukrainase.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *