Bota

Pas Sri Lankës, a rrezikon edhe Egjipti? Skenari i trazirave që mund të nisin nga uria

Egjipti është në prag të një krize ushqimore pasi konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës e ka penguar atë të marrë grurin nga jashtë. Rreth 80 përqind e importeve të grurit për Egjiptin vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Që nga konflikti Rusi-Ukrainë, Egjipti ka rritur përpjekjet e tij për të rritur rezervat e grurit të vendit. Në maj, Ministri i Furnizimit dhe Tregtisë së Brendshme të Egjiptit tha se stoku i grurit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e brendshëm deri në janar 2023.

“Unë nuk mendoj se njerëzit do të vdesin nga uria. Egjipti po përpiqet të zgjidhë këto lloj problemesh, por kërcënimet janë gjithnjë e më të mëdha. Kriza po fillon të ndjehet gjithnjë e më shumë për shkak edhe të rritjes së çmimit të grurit vendas që miratoi qeveria në Egjipt si dhe për politikën monetare dhe fiskale”.

Lexo më shumë  Rusia sulmon rajonin e Kharkivit duke hapur një front të ri

Gjatë viteve qeveria egjiptiane ka inkurajuar fermerët që të rrisin sipërfaqen e tokës së kultivuar duke ofruar fara, plehra dhe mbështetje për teknikat e mbjelljes. Megjithatë, shkalla e sigurisë ushqimore në Egjipt është ende mjaft e ulët. Egjipti ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në trajtimin e një krize të mundshme ushqimore për shkak edhe të krizave të tjera globale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë fundjavës u shpreh se kufizimi i Rusisë në eksportet e drithërave të Ukrainës mund të ketë kontribuar në trazirat e Sri Lankës dhe shprehu frikën se mund të nxisë kriza të tjera. Blinken i bëri thirrje Rusisë që të lërë rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina.

Ndërkaq një raport i ri i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë ka treguar thotë se bota po ecën prapa në përpjekjet për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Në Republikën Demokratike të Kongos, të paktën 27 milionë njerëz po përballen me pasiguri ushqimore.

OKB-ja parashikon një përkeqësim të situatës për shkak të luftimeve të fundit midis grupeve rebele. Rritja më e madhe numrit të njerëzve që vuajnë nga pasiguria ushqimore ka ndodhur në Afrikë, thuhet në raportin e FAO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *