Lajme

Rrustemi: Reciprociteti forcon pozitën e Kosovës në dialog

Rreciprociteti i vendosur së fundmi për letërnjoftime ndaj Serbisë do të forcojë pozitën e Kosovës në dialog.

Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi sipas të cilit, për sa kohë që Serbia nuk i njeh dokumentet e Kosovës, nuk mund të njihen as dokumentet e Serbisë.

Rrustemi theksoi se vetëm duke u trajtuar si palë e barabartë në dialog me Serbinë, do të arrihet edhe njohja reciproke, raporton KosovaPress.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

about:blank

“Parimi i reciprocitetit është edhe kontribut në këtë drejtim sepse Kosova duhet të trajtohet si palë e barabartë dhe jo si çështje siç është trajtuar në të shkuarën. Por në anën tjetër, pavarësisht raporteve apo relacionin në dialog, Kosova nuk mund të vepronte ndryshe përveçse me mbrojtur rendin e saj kushtetues dhe ligjor”,  u shpreh ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *