Lajme

‘S’jemi kampionë turizmi, po kontrabandistë që shesim naftë të lirë për jahtexhinjtë’

Nga Klodian Tomorri

Kur vendi bëhet totalisht qesharak, Kryeministri e nis ditën duke njoftuar popullin se në Durrës erdhi jahti i themeluesit të Whatsapp!

“Nga fillimi i sezonit kanë qenë të shumtë jahtet dhe kroçerat, që janë ankoruar në brigjet shqiptare – thotë kryeministri- dhe kjo tregon se Shqipëria po bëhet kampione e turizmit në Ballkan!”

Lexo më shumë  Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje

As një orë pasi përfundoi mbushjen e serbatorit me qindra mijë litra naftë pa taksa, jahti u nis në Kroaci. Pronari i jahtit fitoi më shumë se 1 milion euro ndoshta, por në Durrës nuk denjoi të blinte as ndonjë sufllaqe për marinarët. Ia mbathi në Kroaci!

Pra, për ta përmbledhur këtë njoftimin e Kryeministrit, ne nuk jemi kampionët e turizmit në Ballkan. Thjesht jemi ca kontrabandistë të vegjël, që shesim naftë të lirë për jahtexhinjtë e të gjithë botës, ndërsa qytetarëve u rrasim shkopin e trashë të Bordit. Nejse, filozofi zhvillimi është dhe kjo.

Lexo më shumë  Legjenda e boksit Luan Krasniqi bën thirrje për regjistrimin e mërgatës: Albin Kurti punon dhe vepron për popullin e vet, ndërsa koha do t’i tregojë të gjitha

Mesazhi i Ramës, dje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *