Kryeministri i Japonisë në lot pas vdekjes së Abes
Kryeministri japonez Fumio Kishida i shprehu ngushëllimet më të sinqerta ish-liderit Shinzo Abe të premten, duke thënë se ai “ishte një mik personal, me të cilin kalova shumë kohë”. Kishida nuk i rezistoi lotëve gjatë fjalimit, shkruan CNN.
Duke folur në një konferencë shtypi të premten, Kishida ka thënë se kishte “respekt të madh për trashëgiminë të lënë pas nga Abe”, duke shtuar se kishte marrë shumë këshilla nga paraardhësi i tij dhe ishte mirënjohës për mbështetjen e tij të ngrohtë.
Kishida konfirmoi se do të vazhdojë fushatën nesër, përpara zgjedhjeve të Dhomës së Lartë të planifikuar për të dielën, duke shtuar se një votë e lirë dhe e drejtë duhet të mbrohet me çdo kusht.
Abe po mbante një fjalim fushate, duke mbështetur kandidatët nga Partia Liberal Demokratike në pushtet, kur u qëllua në Nara të premten.
Rruga Press