Bota

Akuzoheshin për korrupsion/ Gjykata vendos për Platinin dhe Blatterin

Pas gjashtë vitesh hetime dhe dy javësh gjyqe, Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, u shpallën të pafajshëm nga akuzat për korrupsion, nga një gjykatë zvicerane të premten.

Prokurorët akuzuan Blatterin, që drejtoi FIFA-n për 17 vjet, dhe Platinin, ish-kapiten dhe menaxher i ekipit kombëtar të Francës, për organizim të paligjshëm që FIFA t’i paguante Platinit dy milionë franga zvicerane (1.8 milionë euro) në vitin 2011, dhe kërkuan dënime me 20 muaj për secilin.

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar

Blatter dhe Platini i mohuan akuzat. Prokurorët thanë se marrëveshja mes dy ish-zyrtarëve të lartë të sportit nuk ka ekzistuar kurrë dhe e cilësuan atë si një “shpikje”.

Në vitin 2015, si Blatter ashtu edhe Platini janë përjashtuar për 8 vite nga gjithë aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin për shkak të kësaj pagese.

Pas një hetimi nga FIFA rezultoi se nuk kishte pasur asnjë “bazë ligjore” për pagesën dhe se të dy drejtuesit ishin në “konflikt interesi”.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Më parë, ata kanë argumentuar se pagesa ishte pjesë e një marrëveshje të pashkruar midis tyre, për shërbimet e Platinisë si këshilltar i Blatter për 4 vjet (1998-2002).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *