Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 59-të ka shqyrtuar informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për propozim kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të paraqitur nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian.

Në seancë, qeveria vendosi që propozim kornizën negociuese t’ia përcjell Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve të mëtutjeshme, sipas procedurave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

Disa nga partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa opozitarët e VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

Partia shqiptare Alenca për Shqiptarët, e drejtuar nga Ziadin Sela, ka vendosur kusht për votim vendosjen e Gjuhës Shqipe në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Dita Botërore e Akreditimit: Kosova synon përafrimin me standardet evropiane përmes reformave në akreditim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *