Bota

Serbët në veri nuk u besojnë deklaratave ndjellakeqe të Vuçiqit për “gjakderdhje” e “stuhi” në Kosovë

Serbët në veri të Kosovës, të intervistuar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kthim të targave nga ato ilegale që Serbia i lëshon në emër të qyteteve të Kosovës në RKS, kanë thënë se nuk besojnë në atë që thotë presidenti i vendit fqinj, Aleksandar Vuçiq, se “do të ketë gjakderdhje” dhe “stuhi të re”, referencë për aksionin e Kroacisë për çlirim të tokave nga forcat serbe më 1995.

Intervistat e kryera nga “Kossev”, tregojnë serbët që në shumicë nuk besojnë se do të ketë trazira, që tash e sa kohë i paralajmëron Vuçiqi “nëse Prishtina zyrtare nuk ndërron qëndrim”.

Lexo më shumë  Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

Qeveria e Kosovës u ka dhënë afat të gjithë atyre që kanë targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i kthejnë në RKS deri në fund të shtatorit. E Vuçiqi ka thënë se kjo është koha kur do të nisë një gjakderdhje e re, duke iu referuar rezistencës së serbëve ndaj këtij vendimi. Po ashtu ka thënë se qëllimi i Qeverisë së Kosovës është dëbimi i serbëve, duke përmendur aksionin “Stuhia”.

E serbët, në intervista thanë se presin të shohin se çfarë do të urdhërojë Vuçiqi për këtë temë.

“Të gjithë qytetarët shprehën qëndrim negativ ndaj vendimit të Prishtinës. Disa thanë se do t’i riregjistrojnë automjetet, disa ‘nëse është absolutisht e nevojshme’ dhe të tjerët – se po presin të dëgjojnë se çfarë do të urdhërojë Beogradi. Nga ana tjetër, shumica besojnë se nuk do të ketë ‘Stuhi të reja’”, shkruan “Kossev” në tekstin e së enjtes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *