Lajme

Parashutistë serbë në zonën kufitare me Kosovën

Disa parashutistë nga Serbia, janë parë në zonën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, konkretisht në afërsi të Podujevës.

Për pamjet që ngjallën shumë reagime, KFOR-i shprehet se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit.

Sipas, KFOR-it stërvitja ishte paralajmëruar nga autoritet serbe.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

“Sipas informacioneve të KFOR-it, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit brenda Zonës së Sigurisë Tokësore në anën serbe të vijës kufitare administrative, në periudhën 29 dhe 30 qershor. Stërvitja është paralajmëruar nga autoritetet serbe në përputhje me procedurat ekzistuese””, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *