Bota

Gjermania do që të bëhet e ditur kur përdoren filtra nëpër fotot në rrjete sociale

Zyrtarët gjermanë thanë se duan që reklamuesit dhe personat me ndikim në rrjetet sociale të etiketojnë çdo foto që ka përdorur të ashtuquajturat filtra bukurie, raportoi AP të shtunën.

Kritikët argumentojnë se filtrat, të cilët ofrojnë mënyra të thjeshta për të hequr njollat nëpër fytyrë, promovojnë standarde joreale të bukurisë, veçanërisht tek gratë dhe vajzat.

Lexo më shumë  Baerbock: Mbrojtja ajrore e Ukrainës prioritet absolut

Agjencia e lajmeve DPA citoi ministren për Barazi, Katharina Fegebank, duke thënë se mjetet digjitale nuk duhet të përcaktojnë se çfarë konsiderohet e bukur apo jo.

Shumica e zyrtarëve në Gjermani duan që qeveria federale të nxjerrë një legjislacion që do të kërkonte etiketimin e imazheve dhe videove ku filtrat e bukurisë janë përdorur për të përmirësuar fytyrën, lëkurën ose flokët e një personi.

Lexo më shumë  Norvegjia do të kufizojë hyrjen për turistët rusë

Kjo do të zbatohej për reklamat komerciale dhe persona me ndikim me një numër të konsiderueshëm ndjekësish, citohet të ketë thënë Fegebank.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *