Marrëveshja me Kishën Serbe/ Abazoviqi mund të përballet me mocion mosbesimi
Qeveritarët shqiptarë nuk ndalen së nënshkruari marrëveshje me Serbinë. Firmosja e një të tille mes Dritan Abazoviqit dhe Kishës Ortodokse Serbe mund të bëhet shkak i rrëzimit të qeverisë së tij.
Një marrëveshje mes qeverisë së Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe mund të bëhet shkak që Abazoviç t’iu bashkohet kryeministrave të tij paraardhës të cilët janë rrëzuar përmes mocioneve të mosbesimit.
Partia më e madhe në vend e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviçi e ka quajtur marrëveshjen potenciale me kishën serbe si të qëllimshme në dëm të interesit të Malit të Zi.
Deputetja Draginja Vuksanoviç nga radhët e socialdemokratëve, parti kjo që ka dy ministra në kabinetin e Abazoviqit e ka quajtur marrëveshjen që mund të nënshkruhet si një tradhti dhe okupim.
Nga kjo parti thanë se nëse nënshkruhet marrëveshja, qeveria e Abazoviqit do të binte në parlament.
E quajtur Marrëveshja Themelore, Abazoviqi dhe kryepeshkopi i i Beogradit dhe gjithë Serbisë, Porfirije pritet që ta nënshkruajnë në ditët në vijim.
Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes është pjesa që e njeh Kishën Serbe në Mal të Zi si gjashtë shekuj më të hershme sesa ajo malazeze, duke i humbur identitetin kishës malazeze, në një kohë kur ortodoksët në këtë shtet kërkojnë të pavarësohen nga kisha serbe.
Taktika e përdorur nga Serbia përdoret gjerësisht edhe në Kosovë.
Kryepeshkopë, mitropolitë dhe priftërinj gënjejnë besimtarët ortodoksë për manastire të vjetër siç është Patriarkana e Pejës.
Manastiri i cili daton që nga shekulli 13-të ka pasur simbole shqiptare të cilat në mënyrë monstruoze, gjoja në emër të rikonstruksionit janë fshirë dhe janë zëvendësuar me shenjtorë e patriarkë serbë.
Rruga Press