Lajme

Peter Stano: Kosova ka të drejtë për targat

Bashkimi Evropian mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS.

Kështu deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili shtoi se Brukseli ishte i informuar, por jo i konsultuar në fillim të kësaj jave për planet e Prishtinës zyrtare mbi targat dhe lirinë e lëvizjes.

Ai theksoi se pas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht të heqë targat KM.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

“Marrëveshjet janë të qarta se në Kosovë përdoren vetëm targa të lëshuara nga Kosova”, u shpreh Stano.

Stano përsëriti thirrjen e tij ndaj të dyja palëve për të përdorur dialogun e udhëhequr nga BE-ja si një platformë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *