Bota

(Video) Raketa ruse godasin një apartament në Odesa. Dalin pamje kur një grua e frikësuar kërkon ndihmë

Të paktën 18 persona janë vrarë pasi dy raketa ruse goditën një ndërtesë apartamentesh shumëkatëshe dhe një qendër rekreacioni në qytetin port jugor të Odesas në orët e para të së premtes, thanë zyrtarët ukrainas.

Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës (SES) thanë se që nga ora 6 e mëngjesit të së premtes, 15 persona ishin vrarë dhe 30 u plagosën – përfshirë tre fëmijë – në sulmin në ndërtesën e apartamenteve.

Lexo më shumë  E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Tre persona – përfshirë një fëmijë – u vranë në një sulm të veçantë në një qendër rekreative, me një të plagosur, tha SES.

Deputeti ukrainas, Roman Hryshchuk, ndau një video të një gruaje që po kërkonte ndihmë gjatë sulmeve të ushtrisë ruse.

“Vetëm imagjinoni: zgjoheni dhe kuptoni se nuk ka rrugëdalje. Njerëzit u bllokuan në apartamentet e tyre pasi raketat ruse goditën një ndërtesë të lartë rezidenciale në Odesa”, shkroi ai krahas videos.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulme të njëpasnjëshme ndaj shtetit ukrainas që nga 24 shkurti i këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *