Bota

“Sulmi në qendrën tregtare tregon mizorinë dhe barbarinë ku Putini do fundoset”

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se sulmi në qendrën tregtare në Kremenchukut tregon thellësitë në të cilën Putini do të fundoset.

“Ky sulm i tmerrshëm ka treguar edhe një herë thellësitë e mizorisë dhe barbarisë në të cilën do të fundoset lideri rus”, tha ai.

“Edhe një herë mendimet tona janë me familjet e viktimave të pafajshme në Ukrainë.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Putini duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të forcojë vendosmërinë e Ukrainës dhe të çdo vendi tjetër të G7-ës për të qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”.

Më herët sot, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se mbi 1000 civilë ndodheshin brenda qendrës tregtare në qytetin ukrainas të Kremenchukut kur goditi raketa ruse.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Udhëheqësi ukrainas tha se objektivi nuk paraqiste “asgjë për ushtrinë ruse” dhe “nuk kishte vlerë strategjike” dhe akuzoi Rusinë për sabotim të rrekjes së njerëzve për të jetuar një jetë normale, gjë që i zemëron kaq shumë pushtuesit”.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *