Fundi i dy marrëveshjeve kyçe bërthamore të Ukrainës ndaj Rusisë

Ukraina do t’i japë fund vlefshmërisë së dy marrëveshjeve që ka nënshkruar me Rusinë në fushën e sigurese bërthamore, tha Inspektorati Shtetëror për Kontrollin Bërthamor të Ukrainës.
Dy marrëveshjet që do të ndërpriten janë:

(a) Marrëveshja mbi Bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Sigurisë Bërthamore të Ukrainës dhe Autoritetit Mbikëqyrës Federal të Rusisë për Sigurinë Bërthamore dhe Radioaktive (nënshkruar në Vjenë më 19 shtator 1996),

(b) Marrëveshja ndërmjet Inspektoratit Shtetëror për Kontrollin Bërthamor të Ukrainës dhe Autoritetit Mbikëqyrës Federal të Rusisë për Sigurinë Bërthamore dhe Radioaktive, për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në fushën e rregullimit të sigurisë në përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore (nënshkruar në Moskë më 14 gusht 2002).

Lexo më shumë  Lidh brigjet e lumit Dniepër, Ukraina rifillon sulmet në urën e kontrolluar nga forcat ruse

Në ditën e fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Ukraina ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.
Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në botë ka arritur nivelin më të lartë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Ekspertët theksojnë se për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis vendeve, përfshirë përkeqësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës, janë shfaqur probleme në fushën e diplomacisë bërthamore.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.