Bajerni i Mynihut vendos çmimin përfundmitar për Levandovskin
Bajerni i Mynihut ka vendosur çmimin përfundimtar për blerjen e kartonit të sulmuesit polak, Robert Levandovski.
Sipas Sky Sports, çdo skuadër që interesohet për blerjen e 30-vjeçarit duhet të derdhë në arkat e klubit gjerman, 60 milionë euro (52 milionë paund).
Levandovski e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga rekordmenët gjermanë dhe synon vetëm Barcelonën.
Por ai ka hasur pengesat e klubit, pasi disa ditë më parë, Drejtori Sportiv Hasan Salihamixhiç u shpreh se polaku do të qëndrojë deri në 2023, kur i përfundon kontrata.
Megjithatë, Levandovski ka kërcënuar se nuk do të paraqitet në stërvitje, çka mund të detyrojë Bajernin që ta shesë.
Rruga Press