Bota

Protesta në Samitin e G7-s, kërkohen masa kundër ngrohjes globale

Samiti i G7 në Bavari është pritur me protesta nga aktivistët kundër ndryshimeve klimatike.

Rreth 900 persona dolën në rrugë për të protestuar, ata kërkojnë nga liderët botërorë që të merren më shumë aksione për të luftuar ngrohjen globale.

Një numër i madh forcash policie janë të pranishëm gjatë protestave.

Rreth 18 mijë oficerë janë vendosur në rajonin ku zhvillohet samiti.

Lexo më shumë  Raporti i këshilltarit special: Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e 2020, nëse nuk do të zgjidhej president

“Nga KY samit pres më të keqen, pres vendime që do t’i bëjnë njerëzit e varfër edhe më të varfër, do të nxisin urinë e kështu me radhë. Ne e dimë se rritja ekonomike është pikërisht kundër interesave të njerëzve të varfër dhe kundër mjedisit”, shprehet Erich, një avokat që proteston.

Aktivistë të tjerë u veshën si liderë të Grupit të Shtatë vendeve më të pasura  dhe organizuan një protestë pranë vendit të takimit të G-7.

Lexo më shumë  Ukrainasit pajisin dronët me pushkë për të rrëzuar fluturaket pa pilot të rusëve – publikohen pamjet

Të veshur me veshje tradicionale bavareze dhe maska të mëdha që ngjasojnë me ato të Presidentit të SHBA Joe Biden, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe liderëve të tjerë, aktivistët në mënyrë simbolike poqën planetin Tokë mbi një skarë.

Ata bëjnë thirrje që udhëheqësit e G7 të përmbushin angazhimet e tyre të marrëveshjes së Parisit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *