Lajme

“Lufta ndaj drogës”, pritet të hapet filiali i DEA-s në Shqipëri

Shqipëria ka kaluar testet dhe është drejt hapjes së filialit të DEA-s për të vijuar goditjen e grupeve kriminale dhe luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike.

Zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë. Pjestarë të Dea-s do të jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle kufitare si porte aeroporte e pika tokësore.

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila në Shqipëri vjen nga Amerika Latine.

Prej Janarit deri tani vetëm nga informacionet e shkëmbyera me DEA-n janë kryer katër operacione për trafikun e kokainës në vendin tonë.

Ndërkohë pak ditë më parë edhe një grup drejtuesish të policisë shqiptare ishin në Ekuador ku patën edhe atje kontakt me antidrogën e përfaqësues të DEA-s.

Lexo më shumë  Brenda aferës së inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Banda e 5 drejtorëve, edhe te 60 mln eurot e dherave!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *