Serbia dhe Rusia dominuan furnizimin e Shqipërisë me grurë në pesë muajt e parë të 2022
Serbia dhe Rusia e dominuam furnizimin e vendit me grurë në pesë-mujorin e parë të vitit 2022 edhe pse lufta në Ukrainë fillimisht ngjalli frike për bllokimin e furnizimeve.
Edhe pse grosistet po tentojnë të diversifikojnë burimet e furnizimit, duke se çmimi më i ulët vijon ta mbajë Shqipërinë të varura nga tregjet ruse dhe serbe.
Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se 5 mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Në janar-maj 2022 u importuan në total rreth 105 mijë tonë grurë me rënie 2.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, por 74% të importeve ishin nga Serbia dhe Rusia.
Importet e grurit nga Rusia këtë 5 mujor shënuan rënie me 34 % në raport me vitin e kaluar, por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga rreth 40% që ishin vitin e kaluar.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në sasi normale dhe ishin vetëm 10% më të ulëta se në majin 2021.
Serbia ishte furnitori më i rëndësishëm i Shqipërisë me drithëra këtë 5-mujor, me rreth 47% të totalit të importeve. Pesha e Serbisë në furnizimet me grurë pësoi rritje, pasi vitin e kaluar në këtë periudhë ato zunë 39% të totalit. Rënia e importeve nga Rusia u zëvendësua me importe të grurit serb.
Rruga Press