Lajme

E quajti Shqipërinë “vend derrash”, prokuroria gjermane hap hetim ndaj oficerit të policisë pas publikimit të videos

Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj një efektivi që ofendoi me tone raciste një emigrant shqiptar duke iu drejtuar me fjalët: “Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave”.

Zyra e prokurorit publik në Hesse ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri.

Sipas zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane: Telefonata e Ramës, akt i rëndë! Ndërhyrja e jashtme në pavarësinë dhe lirinë e medias

Policia gjermane i është referuar një video e cila u bë publike në media një javë më parë kur një oficer policie në Giessen i cili u përplas me një shqiptar duke lëshuar ndaj tij komente fyese dhe raciste.

Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Sipas prokurorisë publike gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, por mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019.

Në këtë periudhë shqiptari është ndaluar dhe më pas është deportuar në Shqipëri, shkruajnë mediat gjermane. 

Objekt i hetimit është janë edhe akuzat e shqiptarit, i cili sipas raportimeve në media ka tentuar vazhdimisht të denoncojë oficerin në të kaluarën, por pa sukses.

Nga ajo që njihet deri tani, emigranti ka tentuar të filmojë me celular brenda në komisariat, keqtrajtimin e tij dhe oficeri ka kërkuar t’i marrë telefonin.

Kur emigranti ka refuzuar, efektivi i është drejtuar me fjalët: “Po më bën të dalë nga vetja, shko kthehu në atë vendin tuaj të derrave”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *