A po shkon Eurozona drejt kontraktimit ekonomik?
Rruga Press 17 Qershor 2022
Sipas konservatores britanike “The Teleraph”, fondacioni më i madh amerikan offshore Santander ING, që mbledh si bazen investitorë të ndryshëm, e cila zotëron asete prej 150 miliardë dollarësh, ka investuar “kundër” bizneseve më të mëdha në Evropë me 6.9 miliardë euro, duke parashikuar rënie ekonomike për vitin e ardhshëm.
Franga zviceriane sot u barazua me monedhën evropiane.
Në mbledhjen e Rezervë Federale Amerikane në muajin Maj, kryetari Jerome Powel, por edhe anëtarë të tjerë të bordit, gjatë dhe pas mbledhjes u shprehën:
“Mendojmë se nuk do të ketë recesion në Evropë”.
Shumë analistë, pas këtyre komenteve u shprehën se vetëm fakti që u përmend fjala “recesion” duhet të jemi në alarm.
Nga ana tjetër, mbledhjen e fundit, më 15 qershor, Evropa as nuk u mor fare në konsideratë si potencial krize, gjë që u analizua si një fakt tashmë “i kryer”.
Sot furnizimet me gazin rus sipas Reutersit janë nën kërkesën europiane, duke rrezikuar depozitimin për fillimin e vitit 2023, sepse potencialisht atëherë BE-ja ka paralajmëruar shkëputjen graduale nga varësia me gazin rus.
Gjermania e ka akuzuar Rusinë se lojrat bëhen vetëm për rritjen e çmimit të gazit.
Nga ana tjetër, kjo shënon një pasiguri më shumë për tregjet kapitale dhe ekonominë evropiane.
Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar rritje të normave të interesit, por kjo po e rrezikon Italinë për shtrejntimin e borxheve dhe uljen e aftësisë për huamarrje dhe shlyerjen e tyre dhe Italia është një nga ekonomitë më të mëdha në BE.
Franga zviceriane në vitet 70 së bashku me Markën gjermane shënonin “safe heaven”, pra strehë e sigurtë për investitorët, që ikin nga rënia ekonomike dhe inflacioni.
Sot CHF po pretendon ta parakalojë valutën e eurozonës. Ky është një tregues më shumë se Evropa do të përballet me kontraktimin më të madh ekonomik në 20 vitet e fundit.
©Rruga Press