Lajme

Fshati i Samir Manes ka mbi 3 miliard euro në banka

A e dinit që një ‘fshat’ i vogël me 90 banorë në periferi të Tiranës ka të depozituara në euro një shifër sa një e pesta e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë?

Sipas Endri Shabanit, ish-drejtuesit të Nismës ‘Thurje’ vetëm “90 banorë të një lagjeje në kodrat e Tiranës kanë të depozituara në bankë 3.1 miliarde Euro. Të gjithë shqiptarët e tjerë të mbledhur bashkë kanë të depozituara 2.6 miliardë Euro.

“Fshati” për të cilin flet Shabani nuk është fshat i zakonshëm. Aty nuk ka lopë, dele, pula, apo të mbjella. Aty ka vila, që deri para se të korrigjoheshin në librin e historisë së klasës së katërt u mësoheshin fëmijëve si model suksesi.

“Pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Banorët atje janë dashamirës edhe me çdo kalimtar. Fshati është vërtetë i bukur dhe atje jetohet mirë”, shkruhej në tekstin e historisë së kësaj klase.

Në të vërtetë bëhet fjalë për “fshatin” e Samir Manes në Rolling Hills, që ka mbledhur më të pasurit e Shqipërisë, ku një pjesë e mirë e tyre janë oligarkë (përfshirë vetë Samir Manen), ose të favorizuar nga tenderat e vendimet dhe ligjet e posaçme të Qeverisë dhe Kuvendit.

Një i tillë është ligji për investimet strategjike, që edhe pse në kohë krize ekonomike po shfrytëzohet nga Qeveria për t’u falur prona publike investitorëve të lidhur me pushtetin, si në rastin e burrit të Olta Xhaçkës, të aktorit Gazment Paja, apo të Samir Manes e Shefqet Kastratit.

“Punoj mbi 40 orë në javë dhe për çdo qindakë që fitoj i paguaj shtetit 15 për qind tatim. Shkon tjetri pa shkollë, pa kualifikim, pa konkurrim ha një drektë me Ramën dhe kthehet në investitor strategjik. Tokën ia paguajmë ne, rrugën ia shtrojmë ne, infrastrukturën energji-ujë ia ndërtojmë ne dhe në fund ai paguan 0 tatim mbi lekët që fiton nga biznesi që kryen. Çfarë dreqin është kjo?! Si mund të justifikohet kjo?! Në një shtet normal, ndihmë ekonomike iu jepet atyre që janë në nevojë, jo oligarkëve”, shkruan Shabani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *