Gjejeni kush e ka thënë këtë frazë; Vuçiqi, Dodiku, Rama apo Lavrovi
Profesori i sociologjisë dhe shkencave politike në Tiranë, Enis Sulstarova ka “ndërtuar një kuiz”” në formë shpotitëse, nisur nga ato se çfarë ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë intervistës së tij për politico.eu:
“Kush e ka thënë fjalinë e mëposhtme?
‘Nëse ndaj Serbisë Perëndimi do ta teprojë duke ushtruar presion, kjo do të ishte penguese për stabilitetin në Ballkanin Perendimor’.
1. Vuçiq
2. Dodik
3. Rama
4. Lavrov
Kush e gjen, merr një biletë falas për koncertin e radhës së Bregoviçit në Shqipëri.“
Përgjigjen e pyetjes që ngre profesori Sulstarova mund ta gjeni në artikullin më poshtë, ku gjendet intervista e kryeministrit Rama dhe ku tashmë qëndrimet e tij jo rrallë tejkalojnë Vuçiqin, Dodikun dhe Lavrovin nuk përbëjnë më çudi.
©Rruga Press