Bota

“Po i mbarojnë trupat dhe raketat moderne”, Admirali britanik: Rusia nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë Ukrainën

Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Radakin është shprehur se Rusia ka “humbur strategjikisht” luftën në Ukrainë dhe është bërë një “fuqi më e vogël”.

Admirali Radakin, tha se Vladimir Putin kishte përdorur 25% të ushtrisë ruse vetëm për fitore fare të vogla dhe sipas tij edhe pse Rusia mund të arrijë “suksese taktike” në javët e ardhshme, ai tha se çdo nocion se lufta ka qenë një sukses është gënjeshtër.

Ai tha se Rusisë po i mbarojnë trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë të gjithë Ukrainën.

“Presidenti Putin ka përdorur rreth 25% të fuqisë së ushtrisë së tij për të fituar një sasi të vogël territori dhe 50,000 njerëz ose të vdekur ose të plagosur. Rusia është tani një “fuqi më e zvogëluar” diplomatikisht dhe ekonomikisht se disa muaj më parë. Çdo ide se ky është një sukses për Rusinë është absurditet. Rusia po dështon. Mund të ketë disa suksese taktike gjatë javëve të fundit. Dhe ato mund të vazhdojnë për javët e ardhshme. Por Rusia po humbet strategjikisht“, tha ai.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Komentet e tij vijnë pasi Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes, tha se Mbretëria e Bashkuar do të shtojë qindra trupa të tjera si përforcim në Estoni për të frenuar avancimin e mëtejshëm të Rusisë.

Admirali Radakin, tha se Moska ishte detyruar të hiqte dorë nga objektivat e saj për të marrë nën kontroll shumicën e qyteteve të Ukrainës dhe tani ishte e përfshirë në një betejë taktike në të cilën luftimet janë bërë tepër të vështira.

Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë. Rusia nuk do të marrë kurrë kontrollin e Ukrainës. Rusia ka humbur tashmë strategjikisht. NATO është më e fortë, Finlanda dhe Suedia po kërkojnë të bashkohen. Makina ruse po gërryen dhe po fiton nja dy, tre, pesë kilometra çdo ditë dhe kjo është e vështirë për Ukrainën, por kjo do të jetë një luftë e gjatë. Dhe ne po mbështesim Ukrainën, Ukraina ka treguar se sa e guximshme është me të vërtetë. Dhe Rusia ka dobësi sepse po i mbarojnë njerëzit, po i mbarojnë raketat e teknologjisë së lartë”, tha ai

Admirali, Radakin tha se ishte në kontakt me homologun e tij ukrainas, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, i cili e kuptoi se ata ishin në një “betejë të vështirë” në lindje.

Por sipas sekretarit të mbrojtjes Wallace, tani më aleatët kishin filluar t’i jepnin Ukrainës artileri dhe sisteme raketash me rreze të gjatë dhe se së shpejti Ukraina do të jetë në gjendje të bëj “përparim të rëndësishëm në lindje të vendit”.

Admirali britanik i quajti ukrainasit njerëz të zgjuar dhe të guximshëm duke shtuar se kanë nevojë për ndihmë për të kapërcyer ketë ngjarje.

Ata janë njerëz të guximshëm. Ata janë njerëz të zgjuar për sa i përket mënyrës sesi po e çojnë luftën me rusët. Por ata janë gjithashtu njerëz të ndershëm, duke thënë se në fakt kanë nevojë për ndihmë“, u shpreh ai.

Gjithashtu shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën duke theksuar se janë në gjende ti mbështesin për një kohë të gjatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *