Bota

Historia tronditëse e 14-vjeçarit George Stinney Jr, i cili u dënua me vdekje

George Stinney Jr është personi më i ri i dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 20-të. Ai ishte vetëm 14 vjeç kur u ekzekutua në karrigen elektrike më 16 qershor 1944.

Gjatë gjyqit të tij dhe deri në ekzekutimin e tij, ai mbante një Bibël në duar, duke treguar të vërtën mbi pafajësinë e tij.  Ai u akuzua për vrasjen e dy vajzave.  11-vjeçarja Betty dhe Mary 7, trupat e të cilëve u gjetën pranë shtëpisë ku jetonte George me prindërit e tij.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Juristët në gjyqin e tij, i cili zgjati vetëm 2 orë, ishin të bardhë dhe dënimi erdhi 10 minuta më vonë. Prindërve të fëmijës iu ndalua kontakti gjatë gjyqit dhe më pas u dëbuan nga qyteti.

Para ekzekutimit, George kaloi 81 ditë pa mundur t’i shihte, i bllokuar në izolim 80 kilometra larg qytetit të tij. Ai u vra duke marrë 5830 volt në kokë.

70 vjet më vonë, ai u shpall i pafajshëm nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Trau i përdorur në vrasjen e dy vajzave peshonte mbi 19 kilogramë, peshë të cilën Stinney nuk mund ta ngrinte e aq më pak t’i godiste me të dy vajzat. Fëmija ishte i pafajshëm dhe disa e futën në kurth në emër të racizmit.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij, The Green Mile, i cili u bë film 20 vjet më parë, në 1999.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *