Opinion/Aktualitet

Kështu mbahet sistemi klientelist, në emër të “vlerave të luftës”

Nga Enver Robelli

«E vërteta është më se e qartë: Nuk ka pasë më shumë se 12 deri 15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë, ndërsa të tjerët të gjithë janë vetëm MASHTRIME. Për këtë arsye këtij mashtrimi të madh me humbje të madhe të buxhetit të Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve dhe presionit politik”. – Hashim Thaçi

E tash?

Sa veteranë mbetën?

60 mijë?

47 mijë?

30 mijë?

Paguani 100 mijë se kanë nevojë partitë e krimit të organizuar dhe korrupsionit që nga buxheti i Kosovës të paguhen votuesit e tyre. Kësaj i thonë subvencionim i votuesve nga paratë e qytetarëve. Kështu mbahet sistemi klientelist. Në emër të “vlerave të luftës”. Në të vërtetë në emër të përdhosjes së çdo vlere dhe në emër të betejës së fëlliqur politike për pushtet. Dhe nuk përjashtohet mundësia që nesër del ndonjë parti tjetër dhe e bën pikërisht të njëjtën gjë siç po e bëjnë shefat e sistemit klientelist sot.

Qysh, bre, nuk ju vjen turp? Ndoshta pyetje heretike kjo. Sepse këta moti kanë pështyrë mbi çdo gjë fisnike, madje më së shumti mbi sakrificën e vajzave dhe djemve më të mirë të Kosovës që u nisën në luftë pa e ditur a do kthehen të gjallë. Disa u kthyen, e disa, fatkeqësisht, nuk u kthyen të gjallë. Mbi varret e tyre sot pështyjnë plaçkitësit. Dhe nga të gjallët kërkojnë vota – me rrena dhe me para të vjedhura nga buxheti. Ky llum ia vjedh Kosovës edhe dheun nën këmbë. Në emër të patriotizmit.

Lexo më shumë  “Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *