Lajme

12 orë udhëtim me tren, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, bashkë me Batonin, Blushin e Spiropalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni – nga ku u bë nisja për në Ukrainë.

Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas.

Ata do të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rama dhe Abazoviçi do të shohin nga afër zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, raporton AP.

Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Nuk do të mungojë as edhe një intervistë ekskluzive me “New York Times”.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Po ashtu me kryeministrin shqiptar ndodhen edhe miqt e tij të afërt Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme për shkak se elementët e sigurisë: ushtria dhe policia janë te ngarkuara me situatën e krijuar.

Në pamjet e siguruar nga Albanian Post e Baton Haxhiut, vlen të theksohet se ndonëse prej muajsh Ukraina po i bën ballë pushtimit rus, Kievi mundohet të përcjellë një pamje tjetër.

Qyteti i pastër, postblloqe elegante dhe automjete të kamufluara mirë, janë përshtypja e parë që merr nga Kievi.

@e.kallanxhiu

Rama dhe Abazovic mberrijne ne Kiev

♬ original sound – e.kallanxhiu

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *