Skandali me numrat e telefonit, Vasili: Estradë për të mbuluar aferat e qeverisë
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit të publikimit të numrave të telefonit të 3 milionë shqiptarëve për shitje online.
Vasili thekson se e gjitha është një estradë e Ramës, për të mbuluar aferat me të cilat përballet qeveria e tij.
Postimi i Vasilit:
Estrada me numrat e telefonit, renia e Open Balkan, cmimet e tmerrshme etj…!
Edi Rama dje ne aksham filloi nje estrade te trashe me gjoja listat e numrave te telefonit, qe medemek shiten ne pazar.
Estrada e Rames pritej, bile ne fakt duhet te fillonte edhe me shpejt, sepse duhej me patjeter nje zhurme teneqesh, pas deshtimeve njeri me i rende e me poshterues se tjetri.
Kancelari Scholz e shkriu krejt farsen serbo ruse te Ballkanit te Hapur pas zderhalljes idiote te Ohrit dhe jua ngriu tradhetine ne buze Rames & co duke i lene si guakë.
Kajmaku e justifikoi besimin dhe vleresimin e Rames per te dhe i futi nje dore prej 1 milione euro droge ashtu sic rilindja e ka qejf, paçka se italianet e “mallkuar” e kapen dhe ja prishen Rames edhe festen e partise.
Hatasë me inceneratoret fundi i duket shume larg dhe dokumenta e fakte dalin perdite, qe e bejne gjithnje e me katran Ramen dhe po ja bejne hallin sa nje mal.
Çmimet e tmerrshme kane egersuar te gjithe njerezit sepse jane pasoje shqeto e pazarit te Rames me oligarket per te grire miliona euro dhe kete e ka kuptuar i madh dhe i vogel.
Keto gjëma e bëma buçasin e tundin dynjane.
Keto degjojne dhe keto ju dhembin deri ne palce te gjithe njerezve dhe me keto e vetem me keto do te merremi edhe ne.
Sa per keto zhurmat e kanoçeve me estrada numrash telefoni, le t’ja leme te merret Rama vete me to tamam si ata matufet, qe luajne me jargët e veta!
Rruga Press