Lajme

Gërvalla takon Blinkenin: Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, e cila po merr pjesë në “Samitin e Amerikave”, që po zhvillohet në Los Anxhelos, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, tha se është inkurajuar shumë nga takimi me Blinkenin, me të cilin ka biseduar për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Ajo ka shkruar në Twitter se gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Jam shumë e inkurajuar nga shkëmbimi konfidencial, domethënës dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Kosovës dhe SHBA-së, nuk mund të kemi mik më të mirë! “Faleminderit, Anthony Blinken”, shkroi Gërvalla.

Lexo më shumë  Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *