Lajme

(Video) Lapsusi frojdian i Ramës: Të bëhet paqja përfundimtare Shqipëri-Kosovë

Lapsusi frojdian i Edi Ramës gjatë fjalimit në samitin e Open Balkan në Ohër, ishte ku e më ku spektakolar sesa pengimi i tij, që gati e rrëzoi në skenë dhe që u bë lajmi pikant i mediave.

Duke folur se si afrimi përmes interesave që nxit Ballkani i Hapur, se si bashkëpunimi për krizën e grurit apo të energjisë, do t’i paqtojë edhe vendet armike Rama ngatërroi  pa dashje Prishtinën me Beogradin.

Lexo më shumë  Deputeti turk: Kosova e meriton të antarësohet në KiE, kushtëzimi është i padrejtë

 “Vetëm duke lënë pas të shkuarën dhe duke shtuar bashkëpunimin ne do të mbërrijmë tek paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Shqipërisë” tha kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Në fakt, pavarësisht se kjo qe një lapsus, sot, në kuadrin e Open Balkan mund të flitet realisht për paqe mes Shqipërisë dhe Kosovës, sepse Ballkani i Hapur si nismë serbe dhe mbajtja e flamurit të tij prej kryeministrit shqiptar është luftë kundër interesit të shqiptarëve dhe Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

Presidenti serb shkrihej së qeshuri kur gjatë fjalimit të tij Rama ironizonte me faktin se Vuçiqi nuk është bajlozi që do na pijë ujërat e detrave tona. Të dy politikanët dukeshin si vëllezër, ndërkohë që Rama me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin duken si armiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *