Lajme

Presidentja Osmani i kërkon Greqisë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe në NATO.

Në takimin e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, kjo përkrahje është kërkuar si një garanci jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

“Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun nga tendencat destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e presidentes.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KiE, Konjufca: E padrejtë të vendosen kushte shtesë, i fundit ka qenë për Manastirin

Sipas njoftimit, në takim është shprehur gatishmëria për thellim të bashkëpunimit në mënyrë që të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

“Ndër të tjera, në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme, turizëm, kulturë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Tenderat mbi 200 milion euro vetëm për oligarkët/ PD çon në SPAK Belinda Ballukun!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *