Bota

Ukraina paraqet edhe tetë raste të tjera të krimeve të luftës

Ukraina ka paraqitur tetë raste të tjera për krime lufte që përfshijnë ushtarë rusë, tha të mërkurën në televizionin kombëtar prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

“Ne nuk po flasim vetëm për luftëtarët që erdhën në teatrin e operacioneve, por për ata që erdhën për të përdhunuar, plaçkitur, vrarë civilë,” tha Venediktova.

Më 23 maj, një ushtar rus 21-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një njeriu të paarmatosur në gjyqin e parë të Ukrainës për krime lufte që nga pushtimi rus.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Dy ushtarë të tjerë rusë u dënuan për “shkelje të ligjeve të luftës” nga gjykata e qarkut Kotelevsky të rajonit të Poltava më 31 maj.

Venediktova tha se prokurorët po hetojnë rreth 16,000 raste të krimeve të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *