Bota

Italia, kriza e ushqimit mund të shkaktojë vdekjen e miliona personave

Italia është duke paralajmëruar se miliona persona mund të vdesin nga uria si pasojë e krizës së ushqimit. Italia ka thënë se situata do të jetë e rëndë, nëse Rusia nuk i zhbllokon portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe lejon transportin e drithërave, raporton BBC.

“Bllokimi i eksportit të drithërave nënkupton mbajtje peng dhe dënim me vdekje për miliona fëmijë, gra dhe burra”, ka thënë ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, pas takimit ku morën pjesë shtetet tjera të Mesdheut dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Di Maio ka shtuar se java e ardhshme do të jetë kyçe.

Fjalët e tij janë një reflektim i shqetësimit ndërkombëtar të shkaktuar nga paaftësia e Ukrainës për të eksportuar ushqim në sasi normale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *