Lajme

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, në Sllovaki.

Në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Në këtë forum do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mediumi online serb B92, ka raportuar se Vuçiq do ta zgjas qëndrimin atje deri më 4 qershor dhe do të takohet edhe me disa personalitete të ndryshme.

Sipas raportimeve, Vuçiq do të ketë takime edhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçiq.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Fokusi i Forumit “GLOBSEC 2022”, i cili po mbahet në kryeqytetin sllovak është mobilizimi, mbështetja dhe veprimet për Ukrainën dhe fqinjësinë evropiane, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *