Vuçiqi betohet “për ruajtje të Kosovës brenda Serbisë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën në orën 11:00, do të bëjë betimin si president i rizgjedhur i këtij vendi.
Ai, para vetes do të ketë edhe një copë letër që do ta lexojë gjatë betimit e që nuk ka të bëjë shumë me realitetin.
Në letër, sipas mediave serbe, shkruan se “do të ruajë sovranitetin e gjithë vendit, duke e përfshirë edhe Kosovën si pjesë të Serbisë”.
Kosova ka 23 vjet që është çliruar nga Serbia me luftë, e 14 prej që ka shpallur pavarësinë e saj, të njohur nga shumica e shteteve të botës.
“Betohem se do t’ia kushtoj të gjitha përpjekjet e mia ruajtjes së sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, duke respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe se do t’i kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi të gjitha detyrat e mia”, thuhet në letrën që do të lexojë Vuçiqi gjatë betimit.
Për të ky është mandati i dytë si president. Ai u zgjodh president në zgjedhjet e muajit prill.
Rruga Press