Bota

Anija me 2.500 tonë metale largohet nga Mariupoli për në Rusi

Një anije është larguar nga qyteti i pushtuar i Mariupolit, për herë të parë qëkur forcat ruse kanë kapur rajonin, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, të martën.

Duke cituar liderin separatistit të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut, Denis Pushilin, agjencia ka bërë të ditur se anija është drejtuar për në Rusi.

“Anija me 2.500 tonë u nis drejt Rostov-on-Don në Rusi”, ka shkruar Pushilin në Telegram.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Ukraina ka thënë se dërgesa e metalit në Rusi nga Mariupoli, është një grabitje.

Autoritetet ukrainase kanë vlerësuar se të paktën 22,000 njerëz janë vrarë në qytetin port që nga fillimi i pushtimit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *