Kamberi nuk dorëzohet, kërkon anulimin e votave në Tërnoc të Bujanocit
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do të kërkoj anulimin e votave në Tërnoc dhe ripërtëritjen e votimit.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi.
Ai ka bërë të ditur se afati i ankesave përfundon sonte në orën 20:00.
“Afati i ankesës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të materialit zgjedhor në komisionin komunal zgjedhor dhe përfundon sonte në orën 20:00”, ka thënë Kamberi.
Deputeti shqiptar ka thënë se nuk do të dorëzohen duke shtuar se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore.
“Ekipi jonë juridik po punon në atë drejtim dhe do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore”, ka thënë Kamberi për Telegrafin.
Në zgjedhjet të cilat u përsëritën për herë të dytë të premten më 27 maj, në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori vetëm 598 vota, të pamjaftueshme për mandatin e deputetit.
Zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën për herën e tretë, pasi më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet.
Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte anuluar zgjedhjet e përsëritura.
Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc.
Rruga Press