(Video) Tifozët e Feyenoordit shkaktuan trazira pas humbjes, shishe dhe sende të forta policisë
Tifozët holandezë në Roterdam nuk e kanë përballuar dot humbjen e finales së Konferencë League, që u mbajt për herë të parë në Tiranë. Dhjetëra persona janë arrestuar dhe janë raportuar disa përleshje në qytet.
Shumë efektivë policie u zhvendosën në zonën e Lijnbaan pasi atje situata ishte më e tensionuar dhe tifozët goditën policinë me shishe birre dhe mjete që i ndodhen përreth. Në Stadhuisplein, ku tifozët ndoqën ndeshjen në ekrane të mëdha, u ndezën fishekzjarre dhe pishtarë dhe në atë zonë situata ishte më e qetë.
Gjysmë ore pas sinjalit final në Tiranë, transmetimet e Feyenoordit në Roterdam u mbyllën. Mbështetësit u larguan nga sheshet dhe stadiumi De Kuip, ku finalja e humbur e Ligës së Konferencës u shfaq në ekranet e mëdha mbrëmjen e së mërkurës.
Ndërkohë që incidentet nuk munguan as në zonën e Pedonales në Tiranë, ku disa tifozë holandezë u përfshinë në përleshje.
Rruga Press