Bota

Humbjet e konsiderueshme të forcave ajrore ruse

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se forcat ajrore ruse kanë pasur shumë viktima që nga fillimi i luftës.

45,000 trupa kanë qenë të përfshirë në “disa dështime të dukshme taktike” gjatë pushtimit, raporton Sky News.

“Kjo përfshin përpjekjen për përparim në Kiev përmes aeroportit Hostomel në mars, përparimin e ngadaltë në aksin Izium që nga prilli dhe kalimet e fundit të dështuara dhe të kushtueshme të lumit Siverskyi Donets”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Ndërsa, presdenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka konsideruar si jashtëzakonisht të vështirë situatën aktuale në rajonin lindor të Donbasit.

Pushtimi rus ka hyrë në muajin e katërt, por Moska planifikon të vijojë luftimet për një kohë të gjatë me synimin për të përmbushur të gjitha objektivat e përcaktuara nga Putini.

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *