KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: Ftova Greqinë të njohë pavarësinë e Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar Greqisë që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *