KryesoreLajme

Kryeministri Kurti mbyll vizitën në SHBA, pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Kryeministri Albin Kurti pas vizitës dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos.

Sipas njoftimit, Kurti pritet të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ai gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Ky përvjetor i Forumit pritet të mbledhë së paku tre mijë ndërmarrës, politikanë, intelektualë, aktivistë dhe zyrtarë të tjerë nga 117 vende të botës. 

RRuga PRess

YouTube player

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *