“7 mln euro kursim”? Shërbimet online vështirësi për qytetarët, përfitim për qeverinë
Në Gjirokastër vendimi për t`i kthyer të gjitha shërbimet online i gjeti qytetarët të papërgatitur.
“S’di ta përdor, se kam idenë fare. Është një punë për të përfituar privatët. E mira do ishte të lihej nja dy muaj sa të sqaroheshin njerëzit.”
Por teksa qytetarët hasin vështirësi, për qeverinë epoka digjitale ka nisur më mirë seç pritej.
Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mhilla thotë se deri më tani janë kursyer rreth 7 mln euro.
“Kjo është bërë për shkurtim kohe, për heqje pengesash, për eliminim të çdo fenomeni të paligjshëm dhe patjetër për ulje të shpenzimeve. Deri më tani vlerësohet deri në 7 milionë euro të kursyera.”
Nga Gjirokastra zyrtari i qeverisë kujtoi se të moshuarit dhe ata që nuk kanë njohuri mbi përdorimin e platformës e albania do të asistohen nga punonjësit e administratës.
“Këtij grupi personash t’ju shërbehet me prioritet dhe me shumë vëmendje e durim.”
Digjitalizimi i shërbimeve dhe pamundësia për të aksesuar portalin ka detyruar qytetarët t`i drejtohen qendrave private.
Rruga Press